Mbrëmjen e djeshme një aksident me vdekje ka ndodhur në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë.
Një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga F. R., 19 vjeç, banues në Shijak është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 26-vjeçari, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është dërguar në spital dhe është nën mbikëqyrjen e policisë dhe mjekëve.
Ndërsa policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.