-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Enver Petrovcit, Berisha: Arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktori dhe regjisorit Enver Petrovci. Berisha shprehet se arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi për shkak të vdekjes së një artisti të madh si Enver Petrovci.

Ai thekson se Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues do të mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci.
Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë.

Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin”, shprhet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit