Shtëpia e Bardhë ka hequr portretin e Joe Biden që varej në një korridor pranë atij të ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Në vend të fotos së ish-presidentit Biden, u shfaq fotoja e një stilografi.
Trump në muajt e fundit të mandatit të Biden vuri në dyshim faktin nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat.
Sipas Trump ishin “identike dhe të përsëritura”.
Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat.
🚨NEW AT THE WHITE HOUSE pic.twitter.com/tTXQnkQp5f
— The White House (@WhiteHouse) September 24, 2025