-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti sot: Shi në mëngjes, rrebeshe në veri

Kryesoret

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë territorin shqiptar, ku vranësirat do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit. Në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Pas mesditës dhe në vijim shirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, herë pas – here priten në formë shtrëngate. Po ashtu edhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent, por në sasi më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit