Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është arrestuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.
Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol, sipas BW dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.
Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim. Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.









