Një 37-vjeçar është arrestuar në Kombiant, pasi është i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik. 37-vjeçari, Denis Trungu, rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.