Dy shqiptarë, të moshës 20 dhe 26 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet italiane në Foligno, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Të rinjtë, të njohur më parë për veprimtari të paligjshme, ranë në pranga pas një operacioni të karabinierëve.
Gjithçka nisi kur 26-vjeçari, duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë me biçikletë, u përpoq të largohej nga policia dhe hodhi 13 pako kokainë (rreth 13 gramë), që më pas u sekuestruan.
Kontrolli në banesë çoi në kapjen e 20-vjeçarit, i cili tentoi të fshehë një çantë me 1.6 kg kokainë, 400 gr hashash dhe mbi 6000 euro cash. U sekuestruan gjithashtu pajisje elektronike si telefona dhe tabletë.
Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Spoletos, në pritje të procedurave gjyqësore.