Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se, me kërkesë të Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, ka urdhëruar Sekretarin e Luftës Pete Hegseth të sigurojë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur qytetin e Portlandit.
Ky qytet është përfshirë nga trazirat dhe sulmet e grupeve si Antifa dhe terroristë të tjerë vendas.
Trump në një postim në platformën Truth theksoi se është autorizuar përdorimi i forcës së plotë në rast se situata e kërkon.
Në të njëjtën deklaratë, ai akuzoi FBI-në për infiltrimin e 247 agjentëve gjatë protestave kundër Capitol Hill më 6 janar 2021, duke pretenduar se këta agjentë kanë vepruar si agjitatorë dhe kanë nxitur kryengritje.