-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po trafikonte mbi 27 kg kokainë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Katania

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar, i cili po trafikonte një ngarkesë me mbi 27 kg kokainë, me vlerë tregu mbi 1 mln euro.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Katanias, teksa policia hasi lëvizjen e dyshimtë të shqiptarit në autostradën A18 Messina-Katania, duke ngritur një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së San Gregorio di Catania.

Gjatë kontrollit të mjetit, nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit, u gjet një ndarje e fshehur e krijuar posaçërisht, brenda së cilës ishin ruajtur 24 blloqe kokaine, me një total prej 27.60 kilogramësh.

Në veçanti, blloqe me logon “Bugatti ”, që përmbanin substancë narkotike të tipit kokainë, me peshë 1.150 kg secila, për një sasi totale prej 8.05 kg, dhe blloqet me logon “Boss”, që përmbanin substancë narkotike të tipit kokainë, me peshë 1.150 kg secila, për një sasi totale prej 19.55 kg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit