Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj akuzoi shumicën qeverisëse për shndërrimin e Parlamentit në një sallë lajërimesh, ku flitet vetëm për procesverbale dhe njoftime, ndërsa mungojnë diskutimet dhe debati i hapur.
“Ju mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli tek fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh tek njeriu i Neandertal, qesh Ulsi, se nuk e di, i duket habi, po nejse! Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë. Sepse fjala prishte shumë punë!
Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, se si të mos flasim! E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajërimesh, si kasnec! Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!
Tani ju keni shpallur këtë moton: “Shqipëria 2030 në Evropë!” Bukur shumë, por përballë ka disa kalorës të rrugëtimit për në Europë! Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulati, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin hanë fjeti Toni rrugës për në Evropë! Pra, kalorësit po udhëtojnë nëpër natë! Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit”.