-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës nuk ka përfunduar

Kryesoret

Një vendim i ri i Gjykatës Kushtetuese ka rikthyer vëmendjen te procesi ende i papërfunduar i konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht mbajtjes së seancës konstituive më 15 prill 2025, gjykata ka konstatuar se ajo nuk mund të konsiderohet e mbyllur pa u zgjedhur edhe nënkryetari nga komuniteti serb. Deputetëve u është lënë një afat prej 12 ditësh për ta përmbyllur këtë detyrim kushtetues.

“TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; III.     TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit