-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Karvani drejt Gazës rrezikon paqen, duhet të ndalet

Kryesoret

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar menjëherë në lidhje me karvanin ndërkombëtar të anijeve që po tenton të çajë bllokadën detare izraelite për të dërguar ndihma në Gaza.

Në një deklaratë zyrtare, Meloni e cilësoi këtë veprim si një rrezik serioz për përpjekjet aktuale të paqes në Lindjen e Mesme.

Sipas saj, plani i ri i paqes i propozuar nga SHBA ofron një mundësi reale për stabilizimin e rajonit dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullatës civile palestineze. Por Meloni paralajmëroi se tentativa për të thyer bllokadën mund të përdoret si pretekst për përshkallëzim.

“Kam frikë se përpjekja e karvanit për të sfiduar bllokadën mund të kthehet në një justifikim për dhunë të re dhe për të minuar paqen. Kjo është koha për përgjegjësi dhe jo për provokime,” tha Meloni.

Ajo bëri thirrje që organizatorët të pranojnë një nga propozimet alternative për dërgimin e ndihmave humanitare në mënyrë të sigurt dhe të koordinuar, në vend që të rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit