Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot zyrtarisht Presidentit Bajram Begaj shkresën që njofton vakancat në drejtimin e gjashtë bashkive: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
Dokumenti i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve të shkarkuar nga Këshilli i Ministrave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pavlefshmërinë e mandateve të tyre.
Por një ditë më parë Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një ankim për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar atë të paligjshëm.









