-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Koha për protesta, jo për zgjedhje farsë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një mobilizim të fuqishëm qytetar kundër regjimit aktual, duke deklaruar se ndryshimi nuk mund të vijë përmes zgjedhjeve farsë, por përmes protestave dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Ai theksoi se të rinjtë duhet të shohin te PD një mundësi për shpresë dhe ndryshim të vërtetë.

“Të rinjtë shqiptarë duhet të shohin me shpresë te PD. Diktaturat nuk largohen me zgjedhje farsë, por me protesta të fuqishme, kur qytetarët vendosin të marrin në dorë fatin e tyre,” tha Berisha në “Elevate” me Floriana Garon.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Tiranë dhe largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë, Berisha kujtoi se vetëm pak kohë më parë, ai konsiderohej një nga figurat më të fuqishme të mazhorancës.

“Ai konsiderohej “superstari i regjimit”, por opozita arriti ta gozhdonte politikisht. Sot ai është kthyer në problem për Edi Ramën. Këshilltarët që sot vendosën për ekzekutimin e tij politik, para disa muajsh zvarriteshin nëpër dritaret e SPAK për ta mbrojtur,” shtoi Berisha.

Në përmbyllje, lideri opozitar theksoi se qëllimi i angazhimit të tij politik nuk është pushteti personal, por një mision për çlirimin e vendit nga ajo që e cilësoi si një regjim autokratik.

“Nuk është një betejë për poste, por një mision për shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim autokratik dhe për t’u kthyer shqiptarëve lirinë dhe shpresën,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit