Të paktën dy dronë u pikasën mbrëmjen e së premtes mbi pistat e aeroportit të Mynihut, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht aeroportin nga ora 21:28 (ora lokale).
Ngjarja preku rreth 6,500 udhëtarë, pasi dhjetëra fluturime u shtynë, u anuluan ose u devijuan drejt aeroporteve të tjerë si Shtutgarti dhe Nurembergu.
Sipas policisë gjermane, dronët u vunë re mbi pistat veriore dhe jugore, por më pas u zhdukën pa u identifikuar.
Aeroporti njoftoi se do të rihapet në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa pasagjerëve iu ofruan shtretër, batanije dhe ushqime për të kaluar natën në terminal.