-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë jehonë e rrezikshme!

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh sot se “thirrjet e pamatura” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Ai i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari për thirrjen e presidentes Osmani që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për t’ia hapur rrugën paqes afatgjatë, Vuçiç është duke i treguar botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend të ndryshimit të faqes, Vuçiç dhe regjimi i tij janë duke flirtuar edhe një herë me fantazitë e njëjta destruktive që kanë shkatërruar shumë jetë të pafajshme”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiç ka thënë se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, ka deklaruar Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit