Aktori i njohur dhe aktivisti Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila bëri të ditur se do të mbështesë kandidaturën e tij të pavarur për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në garë përballë kandidates socialiste Ogerta Manastirliu.
Reagimi i Binajt:
Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
Kjo garë është për ju!
Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!









