-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit

Kryesoret

Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit të Ndërlidhjes Gjeoekonomike të publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta.
Gjithashtu raporti thekson se Kina ka forcuar lidhjet tregtare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në vitin 2023, për Shqipërinë, Kina ishte ndër shtetet me rritjen më të lartë të tregtisë. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, kjo paraqet një sfidë, pasi duhet ruajtur thellësia e lidhjeve me BE-në për të mos u ndikuar nga strategjitë kineze.

Raporti tregon se ndërsa për një periudhë BE-ja mbante avantazh të qartë në tregti (importe, eksporte, lidhje tregtare) në Ballkan, që prej vitit 2021 vihet re një tendencë rënieje. Shqipëria, edhe pse është relativisht e lidhur mirë me BE-në, mund të përballet me sfida në ruajtjen e pjesës së tregtisë me Unionin. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit