Sot u certifikuan 112 oficerë sigurie që do të shpërndahen në shkollat e arsimit parauniversitar në gjithë vendin.
Ceremonia u zhvillua në Akademinë e Sigurisë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, uroi oficerët e rinj dhe theksoi se kjo është një arritje e rëndësishme në rritjen e sigurisë në shkolla.
Ai tha se oficerët e sigurisë nuk janë vetëm zbatues ligji, por edhe mbështetje dhe këshillues për nxënësit dhe mësuesit. Ata janë ura lidhëse mes Policisë dhe shkollave, me detyrën për të dëgjuar, parandaluar dhe ndërhyrë me profesionalizëm.
Që nga viti 2019, Akademia ka organizuar shtatë kurse trajnimi për oficerë sigurie në shkolla, duke krijuar një trupë të përgatitur dhe të përkushtuar.
Drejtori Proda i bëri thirrje të gjithë oficerëve të shikojnë detyrën e tyre si një mision të përbashkët me Policinë, shkollën dhe komunitetin.