Një grua 25-vjeçare në Reggio Calabria është arrestuar për vrasjen e binjakëve të saj të porsalindur.
Ajo dyshohet se i mbyti foshnjat dhe i fshehu trupat në dhomën e saj.
Zbulimi u bë nga nëna e saj, e cila ndjeu erë të keqe.
I fejuari i gruas po hetohet për përfshirje në ngjarje. Policia po vazhdon kërkimet për një foshnjë tjetër të dyshuar të vrarë më parë.