-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë, dilema për sulmin para ndeshjes me Serbinë

Kryesoret

Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë, dilema për sulmin para ndeshjes me Serbinë**

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tiranë, përpara nisjes drejt Leskovacit, ku të shtunën do të përballet me Serbinë në një sfidë me shumë peshë.

Trajneri Sylvinho vazhdon të ruajë qetësinë dhe metodën e tij, duke eksperimentuar me disa lëvizje, pa devijuar nga grupi bazë që fitoi ndaj Letonisë. Prapavija duket e blinduar me Strakoshën, Hysajn, Ajetin, Gjimshitin dhe Mitajn.

Në mesfushë, Asllani dhe Shehu mbeten alternativat më të besuara, me Laçin që do të ketë më shumë liri për të ndihmuar në sulm.

Pikëpyetjet më të mëdha janë në fazën ofensive, ku Broja është i sigurt në krahun e djathtë, ndërsa Uzuni dhe Bajrami janë në garë të ngushtë për të nisur nga e majta. Në qendër të sulmit, Daku dhe Manaj po luftojnë për një vend në formacion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit