Në Finikounda të Greqisë ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, ku u vranë dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Sipas hetimeve, konflikti mund të jetë për pasurinë, pasi biznesmeni ia kishte lënë tokën shqiptarit dhe një të afërmi tjetër.
Policia ka shoqëruar dy persona për t’i pyetur, ndërsa po pret hapjen e testamenti të biznesmenit që do ndihmojë hetimet. Nipi i viktimës, që shpëtoi nga plumbat, ka dhënë disa dëshmi që nuk përputhen.
Një tjetër i dyshuar është një 17-vjeçar që njihte viktimat dhe ishte shpesh me ta. Ai u përshkrua si një i ri me flokë biond dhe lëkurë të çelët, por dëshmia nga një punonjës karburanti thotë se autori kishte lëkurë të errët, çka po krijon paqartësi.
Ngjarja ndodhi natën e së dielës. Autori u afrua dhe pyeti për një dhomë të lirë, por pasi mori përgjigje negative, nxori armën dhe qëlloi. Nipi i viktimës ishte aty dhe shpëtoi duke u fshehur, edhe pse u qëllua edhe ndaj tij.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të vërtetën.








