Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në Serbi ku të shtunën do të luajnë ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Kupës së Botës.
Skuadra kuqezi zbriti në aeroportin ne Nishit, ndërsa më pas u nis drejt Leskovacit ku edhe do të luhet sfida.
Në stadiumin e ndeshjes, gjatë pasdites do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore si dhe konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo.