Zgjedhja e Dionis Sotës si kandidat i mbështetur nga Partia Demokratike për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë ka sjellë reagime brenda forcës politike. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Gjergji Nika, ka kritikuar publikisht këtë vendim, duke e quajtur një tregues të degradimit të procesit politik në qytet.
Në një reagim të gjatë në rrjete sociale, Nika thekson se PD po humbet peshën reale politike dhe se kandidatura e opozitës duhet të kishte integritet, përfaqësim qytetar dhe lidhje të forta me Vlorën. Ai shton se zgjedhja e kandidatëve “jashtë politikës” nuk i zhvendos përgjegjësitë politike të opozitës.
“Vlora nuk ka nevojë për kandidatë që janë dhuratë për pushtetin,” përmbyll Nika mesazhin e tij.








