Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviç si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim. Ky vendim vjen pas zgjedhjes së Nenad Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Vukmiroviç, i lindur në Mitrovicën e Veriut, ka shërbyer më herët si zëvendësministër në të njëjtin dikaster dhe si drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Emërimi i tij u bë disa orë pasi presidentja Vjosa Osmani i dha Kurtit mandatin për të tentuar formimin e Qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, Kurti ka afat 15 ditë për t’i paraqitur Kuvendit përbërjen dhe programin qeverisës për miratim.