Sulmuesi shqiptar Rey Manaj që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë në fitoren 1-0 u shpreh se goli i shënuar në Leskovac është më i rëndësishmi i jetës së tij.
“E ndjeja se do shënoja gol. Jam shumë i kënaqur për Shqipërinë dhe Kosovën. Sot besoj se është ditë feste dhe duhet të jemi me këmbë në tokë, që të bëjmë ëndrrën realitet dhe të kualifikohemi në Botëror.
Sot kishte më shumë presion se në Tiranë. Ne luftonim, ose fitonim sot ose kishim humbur çdo shpresë për kualifikim. Sot besoj se duhet të festojmë.
Ky ishte goli më i rëndësishëm i karrierës sime, besoj se dhe nëse do më thoshin që hiq 10 vite nga jeta, besoj se do i hiqja, sepse ishte gol shumë i rëndësishëm”, tha Manaj.








