Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi zgjedhjet e fundit në Kosovë si një shembull pozitiv për Shqipërinë dhe Serbinë, duke theksuar se ato ishin të lira dhe të ndershme.
Në një deklaratë për media, Berisha tha se këto zgjedhje përbëjnë një leksion për autokratitë në rajon.
“Kosova dha një leksion për Tiranën dhe Beogradin, dhe të gjithë autokracinë e rajonit. Zhvilloi zgjedhje të lira dinjitoze. Kosova, ndonëse me një qeveri kujdestare, zhvilloi një proces zgjedhor që nderoi qytetarët e vet.”
Berisha përgëzoi qytetarët dhe të zgjedhurit e Kosovës për organizimin e kësaj “feste të demokracisë” në të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit.








