-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Altin Dumani: Jemi kërcënuar nga politika dhe kriminelët

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani kërkoi para deputetëve që t’u jepet mundësia prokurorëve për një mandat të dytë. Tha se nëse realizohet diçka e tillë, ai vetë nuk do të rikandidojë për të qenë prokuror i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Është zgjedhje e imja. E kam bërë këtë marrëveshje me veten time, që kur kam aplikuar për të qenë prokuror i posaçëm. Unë flas në emër të institucionit. Nuk kemi aq shumë burime njerëzore, sa të zëvendësojmë këto prokurorë. Njëmbëdhjetë prokurorë në një vit, është e pamundur t’i zëvendësosh”, tha ai.

Dumani zbuloi se nga kush kërcënohen prokurorët. “Së pari doja të veçoja presionin e jashtëm, nga faktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar, gjë që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit