-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria dorëzon në Kushtetuese parashtrimet për shkarkimin e Erion Veliajt: Mungesa mbi 3 muaj, shkak ligjor

Kryesoret

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e tij zyrtar në lidhje me shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në dokumentin zyrtar theksohet se mosparaqitja e Veliajt në detyrë prej më shumë se tre muajsh, për shkak të masës “arrest me burg”, përbën shkak ligjor për largimin e tij nga funksioni, sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Në të njëjtën linjë me Këshillin Bashkiak të Tiranës, edhe qeveria thekson se pamundësia fizike për të ushtruar detyrën është fakt i padiskutueshëm, i mbështetur në vendimet e gjykatës që kanë lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj Veliajt.

Pak ditë më parë, parashtrimet i janë dërguar Gjykatës Kushtetuese edhe nga Presidenca, ndërsa tashmë mbetet në dorën e gjykatës më të lartë në vend të vendosë përfundimisht mbi fatin e kryebashkiakut të Tiranës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit