-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadri Ramabaja: Fatmir Sheholli – pasqyra morale e politikës kosovare

Kryesoret

“Mos kujtoni se me një të ngritur të flmurit na keni shkulur nga këto toka”, kështu i drejtohet Mytesarifi i Durrësit Ismail Qemailit në ndalimin e tij në Durrës në fundin e nëntorit 1912, në misionin për shpalljen e pavrësisë së Shqipërisë.

Ca nga mbetjet e Serbisë që qenë katapultuar në krye të Republikës, pasi kishin rehabilituar edhe kolaboratorët e hapur të Serbisë, si “arinjë të fjetur” që ishin, ndërkohë morën komandën që të hidhen në veprim.

Për katër vite rresht “arinjtë e fjetur” dhe ish bashkëpunëtorët e hapur të UDB-së, nuk lanë gurë pa lëvizur për ta minuar funksionimin e Republikës.
Ndërkohë ky lëmsh ka filluar të zgjidhet.

Aty ku fillon ndarja midis idealizmit që ndërton shtet dhe oportunizmit

Sorra nuk bëhet dot shqiponjë. Këtë fakt nuk e kuptuan dot oportunistët e rinjë të studiove tona, por as ca komandantë naivë që janë konvertuar në bizismen. Por as shqiponja nuk bëhet dot kurrë sorrë.

Ky akt do të ishte një kontrast i thellë midis identitetit të lartë moral e kombëtar dhe rrënimit të vetëdijes politike në shërbim të interesave të huaja.

Shqiponja, bota e saj, përfaqëson lirinë, vetëdijen dhe besnikërinë ndaj shtetit e kombit; ndërkaq sorra, simbolizon servilizmin, mashtrimin dhe shërbimin ndaj fuqive të huaja.

Në diskursin politik, “shqiponja” është metafora e njeriut shtetformues – e atij që e mbron sovranitetin jo si interes partie, por si detyrim shpirtëror.
Ndërsa “sorra” përfaqëson politikën e pazareve të ulëta, atë që riciklon hijet e Beogradit për interesa të ngushta ekonomike apo për urrejtje ndaj çdo ndryshimi që kërcënon privilegjet e vjetra.

Në këtë dritë, rasti Sheholli është një pasqyrë morale për politikën kosovare: ai tregon se shqiponjat dhe sorrat jetojnë në të njëjtin qiell, por fluturojnë me horizonte të ndryshme.
Shqiponja sheh dritën e lirisë; sorra kërkon mbeturinat e kompromisit.

Në politikën moderne, kjo shprehje përkthehet si një parim i pandryshueshëm i identitetit kombëtar dhe moral politik. “Shqiponja” përfaqëson shtetarin ose qytetarin që e ruan integritetin e vet, që e sheh shtetin si mision dhe jo si pronë. Ajo fluturon lart, sepse ushqehet me ideal, jo me thërrime.

Ndërsa “sorra” simbolizon konformizmin, lakminë, dhe tradhtinë ndaj vlerave — individët që rrinë pranë fuqisë për interes, pa ideale, pa moral dhe pa komb.

Në këtë kuptim, rasti i Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprimtari spiunazhi në shërbim të Serbisë, nuk është thjesht një çështje penale: është një akt politik i përplasjes mes shqiponjave dhe sorrave — mes atyre që ruajnë substancën e shtetit dhe atyre që e shesin për përfitim personal apo për ndikim të jashtëm.

Në fjalorin e politikës, kjo përkthehet si ndarja midis idealizmit që ndërton shtet dhe oportunizmit që e shet atë.

Ata që mendojnë se të mbështetësh Albin Kurtin na qenka rënie në ujrat e oportunizmit, duket se nuk e kanë të qartë se ka kohë që ne që mbështesim Albin Kurtin, në fakt i shërbejmë kauzës sonë – ruajmë substancën e shtetit.

Ndërkaq ata që bëjnë të kundërtën, që mbështesin rikthimin e ish miqëve të Fatmir Shehollit në pushtet, po angazhohen për dëmtimin e substanëcs së shtetit, rrjedhimisht për rikthim të Serbisë në Kosovë.

Në gjuhën e politikës, sentenca e përdorur më lart për shqiponjën nënkupton se njeriu me integritet kombëtar nuk shndërrohet dot në instrument të armiqve të shtetit, pavarësisht tundimeve, presioneve apo përfitimeve.

Pra, edhe nëse politika mund të jetë një fushë e përkohshme e interesave, morali kombëtar mbetet i përhershëm — dhe kush e humb atë, humb çdo legjitimitet për të folur në emër të interesave të një komuniteti qytetarësh, qofshin ata edhe të majtë, e aq më pak në emër Kosovës.

Kur sentenca popullore shndërrohet në doktrinë shtetërore

Në kontekst më të gjerë gjeopolitik ky fenomen që ushqehet edhe përmes luftës hibride ruso-serbe, përmes së cilës Serbia synon të minojë sovranitetin përmes rrjeteve të ndikimit, rasti Sheholli ilustron faktin se dezinformimi dhe infiltrimi nuk do të ishin të mundshëm pa “sorra” të brendshme — pra, pa njerëz që, duke qenë pjesë e sistemit politik, e tradhtojnë nga brenda.

Por, njëkohësisht, kjo ngjarje dëshmon se shteti kosovar po e forcon kapacitetin e vet mbrojtës — sepse njohja dhe arrestimi i elementëve të tillë tregon se shqiponjat ende fluturojnë dhe nuk janë zëvendësuar dot nga sorrat.

Në një epokë kur kufijtë mund të tejkalohen me propagandë, rrjete sociale dhe ndikim financiar, kufiri i vërtetë i shtetit është morali politik.
Kështu, sentenca e urtësisë së popullit “Shqiponja kurrë nuk bëhet sorrë” nuk është thjesht proverb popullor — është doktrinë e shtetformimit modern, një paralajmërim se çdo kompromis me tradhtinë është humbje e substancës kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit