Pas përfundimit të protestës madhështore në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim simbolik në Facebook.
Ai publikoi dy fotografi një nga sheshi “Skënderbej” ku shihet pjesëmarrja masive dhe statuja e Gjergj Kastriotit, dhe një tjetër me figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Liria ka emër”, shkroi Rama, duke e shoqëruar mesazhin me fotot.
Megjithëse nuk mori pjesë fizikisht në protestë, Rama ka shprehur publikisht mbështetjen për organizimin, duke theksuar më herët se do të qëndronte jashtë për të shmangur politizimin e ngjarjes.
Gjestin e tij e ka vlerësuar edhe djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.