Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri pa autorizimin e partisë, ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me kandidatin e VV-së, Sylejman Meholli për Kryetar të kësaj komune.
Meholli i VV-së do të garojë me Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), në balotazhin e 9 nëntorit.
Por sipas informacioneve që ka VOX-i, ky është një vendim personal i Tahirit dhe jo i degës së LDK-së, pasi që nga LDK kanë thënë se “Kryesia Qendrore nuk e ka autorizuar dhe nuk e autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas statusit të LDK-së”, theksojnë nga LDK-ja.