-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza diplomatike SHBA–Kolumbi/ Bogota tërheq ambasadorin pas deklaratave të Trump

Kryesoret

Qeveria e Kolumbisë ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara, pas deklaratave fyese të Donald Trump, i cili e quajti presidentin Gustavo Petro një “narkotrafikant të paligjshëm”. Deklarata u cilësua “e papranueshme” nga autoritetet kolumbiane.

Ambasadori Daniel García Peña është thirrur në Bogota për konsultime, ndërsa Ministria e Jashtme njoftoi se vendimet e mëtejshme do të bëhen publike së shpejti.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar prej goditjeve ushtarake amerikane në Karaibe dhe kërcënimeve të Trump për të ndërprerë ndihmën financiare ndaj Kolumbisë – një vend që deri tani ka qenë ndër përfituesit kryesorë të ndihmës amerikane në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit