Në Tiranë po zhvillohet protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur përgjatë bulevardit, nga zona e “Rogner”-it deri në sheshin “Skënderbej”.
Sipas raportimeve, pjesëmarrja në tubim është e lartë, me qytetarë dhe përfaqësues të diasporës që i janë bashkuar protestës, ndërsa në shesh dëgjohen thirrje për “Shqipëri të Re”.
Gjatë protestës, një prej protestueseve ka folur nga foltorja, duke kërkuar hetim ndaj kryeministrit dhe duke deklaruar se qytetarët janë të bashkuar kundër asaj që e cilësoi si kapje të shtetit dhe mungesë drejtësie.
Ajo u shpreh gjithashtu se emigrimi i shqiptarëve është pasojë e politikave të ndjekura ndër vite dhe i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të nisin hetime ndaj qeverisë.
/5pyetjet.al









