Në protestën masive të zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, një emigrant i ardhur nga Gjermania ka deklaruar se dikur ka qenë mbështetës i tij, por sot është i zhgënjyer dhe kërkon dorëheqjen e tij.
“Vij nga Gjermania. Kemi dy ditë rrugë për të ardhur këtu dhe për t’i thënë këtij kryeministri se nuk e keni tapi kryeministrinë. Unë kam qenë mbështetës i tij, iu kërkoj ndjesë pukjanëve që kam dhënë 7 mijë për këtë parti dhe asnjë nga ne nuk është përfaqësues. Janë halabakë, kriminelë, shushunja, hajdutët më të mëdhenj. Jam zhgënjyer. Poshtë diktatura”, është shprehur ai.
/5pyetjet.al









