Presidenti Donald Trump deklaroi të hënën se është në kontakt me Elon Musk dhe se marrëdhënia e tyre “është tashmë e mirë”. Ai tha se ka folur me Musk “herë pas here” që pas takimit të tyre në funeralin e Charlie Kirk në Arizona dhe se gjithmonë e ka pëlqyer miliarderin, pavarësisht përplasjeve të së kaluarës.
Këtë verë, dyshja kishin pasur tensione publike pasi Musk lëshoi të kuptohej se mund të mbështeste kandidatë kundër republikanëve dhe madje të krijonte një parti të re, të quajtur “America Party”. Trump kishte paralajmëruar Musk për “pasoja shumë serioze” nëse do të vazhdonte me planet e tij.
Duke folur nga avioni presidencial gjatë udhëtimit drejt Japonisë, Trump tha se gjithmonë ka pëlqyer Musk dhe se marrëdhënia e tyre tani duket e qetësuar, duke sinjalizuar një fazë të re pajtimi mes tyre.









