-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 46-vjeçari në Durrës, kanosi me armë specialistin e policisë

Kryesoret

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një specialist të Policisë së zonës.

Sipas njoftimit zyrtar, i ndaluari me inicialet L. Sh., banues në fshatin Katund Sukth, ka zbritur nga automjeti sapo ka parë punonjësin e policisë me shërbim dhe e ka kërcënuar me një armë sportive, të cilën e mbante pa leje.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë.

Nga verifikimet rezultoi se 46-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndërsa arma dhe mjeti janë sekuetruar.

Materialet procedurale janë referuar në prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit