-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dmitriev: Rusia është në rrugën e paqes dhe nuk dëshiron përshkallëzim të konfliktit

Kryesoret

Kirill Dmitriev, përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunim ekonomik me vendet e huaja dhe drejtues i Fondit Rus të Investimeve Direkte, ka deklaruar se Moska është e angazhuar për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit me Ukrainën.

Në një prononcim publik, ai theksoi se Rusia nuk synon përshkallëzimin e luftës, por kërkon të promovojë stabilitetin përmes bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve të përbashkëta.

Sipas Dmitriev, rruga drejt paqes mund të ndërtohet përmes dialogut dhe zhvillimit ekonomik reciprok.

“Ne besojmë se jemi në drejtimin e duhur për të ndërtuar mirëkuptim dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Vetëm përmes investimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit ekonomik mund të sigurojmë një të ardhme më të qetë dhe më të qëndrueshme,” u shpreh ai.

Deklaratat e zyrtarit rus vijnë në një kohë kur tensionet në frontin lindor mbeten të larta, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë në nivele ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit