-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reforma në drejtësi, Topalli: Për 10 vite Shqipëria pa “Kushtetuese”

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli është shprehur sot gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit lidhur me reformën në drejtësi.

Ajo tha se ngritja e reformës në drejtësi jo vetëm që ka dështuar por është edhe dështimi më i rrezikshëm se çdo reforme tjetër.

Topalli u shpreh po ashtu se në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka pasur një Gjykatë të Lartë, në këto 10 vjet kemi pasur një shtet pa të drejtë për qytetarët.

“Kur reforma dështon në drejtësi është më e rrezikshme se dështimi i çdo reforme tjetër. Pas 10 viteve, ne përballemi me një situatë që nuk ka lidhje me ato raportet që kemi dëgjuar.

Pas 10 viteve nga të cilat 5 i kemi përjetuar pa Gjykatë Kushtetuese do të thotë që kemi jetuar me një sistem dhe shtet arbitrar. Në këto kemi jetuar me mungesën e Gjykatës së Lartë.

Kemi pasur një shtet pa të drejtë për qytetarët. Nëse në një zyrë mungon gjykatësi aty ligji vdes. Nëse në një zyrë mungon prokurori, aty krimi mbijeton”, u shpreh Topalli.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit