Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të PS, Fatos Nano.
Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson Nano si një “personalitet kryesor të së majtës shqiptare gjatë tranzicionit” dhe kujton rolin e tij në reformimin e Partisë Socialiste, integrimin në forume ndërkombëtare dhe pranimin e rotacionit të pushtetit.
“Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!, shkruan Berisha.








