Kandidati i pavarur Florian Binaj, i mbështetur nga opozita, zhvilloi një takim me qytetarët tek Fusha e Aviacionit, ku u njoh me problemet e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet.
Binaj u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen aktivisht në procesin e votimit, duke theksuar se ndryshimi nuk arrihet vetëm, por me bashkëpunim dhe pjesëmarrje qytetare.
Qytetarët shprehën besimin se kandidati do të punojë për një Tiranë më të jetueshme dhe dinjitoze.
“Një gurë në dorë kemi”, tha ai.








