Departamenti i Komunikimit i Federatës Shqiptare të Futbollit njofton se gjatë të gjitha ndeshjeve të kësaj jave në “Abissnet Superiore”, si dhe në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, i cili ndërroi jetë sot.
Ky veprim është një shenjë respekti për kontributin e tij në jetën publike dhe shoqërore të vendit.
Federata shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nano në këtë moment të vështirë.








