Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Prej disa kohësh ai vuante nga probleme shëndetësore dhe ishte shtruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë.
Fatos Nano u tërhoq nga politika aktive në vitin 2005, pas një karriere të gjatë që shënoi periudha të rëndësishme të tranzicionit politik në Shqipëri.
Ai drejtoi disa herë qeverinë dhe ishte një ndër themeluesit e Partisë Socialiste pas viteve ’90, duke luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e forcave të majta në vend.









