-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj jashtë Gjykatës Kushtetuese: Ju dua shumë

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u largua pas më shumë se 8 orësh nga Gjykata Kushtetuese, ku u diskutua ankimi i tij mbi shkarkimin nga detyra.

Teksa dilte i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar, ai iu drejtua mbështetësve të tij: “Ju dua shumë”, ndërsa ata ia kthyen: “Forca kryetar”.

Ky ishte shfaqja e parë publike e Veliajt që pas arrestimit më 10 shkurt.

Ai u nis nga burgu i Durrësit rreth orës 09:00 dhe mbërriti në gjykatë në 09:30, duke u larguar mbrëmjen e sotme për t’u rikthyer në qeli rreth orës 17:00.

Shkarkimi i Veliajt u vendos më 25 shtator nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të Këshillit Bashkiak, me argumentin se kryebashkiaku nuk ishte paraqitur në detyrë për 3 muaj.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi më 1 tetor zgjedhjet e pjesshme për Tiranën, por vendimi u ankua në Kushtetuese dhe u pezullua deri në vendimin përfundimtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit