Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Nigeria është “nën vëzhgim” për shkak të raporteve mbi masakrat ndaj të krishterëve nga ekstremistë myslimanë.
Në një postim në “Truth Social”, ai paralajmëroi se nëse situata përkeqësohet, SHBA mund të ndërhyjnë.
Qeveria e Nigerisë ka mohuar pretendimet, ndërsa analistët vënë në dukje se Trump ka anashkaluar procedurat e zakonshme ligjore për shpalljen e një vendi “me shqetësim të veçantë”.








