Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur këtë javë për herë të parë për zgjedhjet lokale të ditës së diel me 9 nëntor, duke deklaruar se Bashkia e Vlorës do bëhet me kryetare grua.
Kandidatja e re e cila do të garojë nga radhët e PS është Brunilda Mersini, ku do të këtë përballë kandidatin demokrat Gjergji Nikën, aktualisht këshilltar bashkiak i PD-së në Vlorë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.









