Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, me 4 vite burg për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Bllako përfiton ulje të dënimit dhe do të vuajë 2 vite e 8 muaj në burg.
Gjithashtu, ish-deputetit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Ky vendim vjen si një nga masat ligjore ndaj zyrtarëve të përfshirë në skandalet e shpenzimeve publike dhe tenderave të dyshimtë.
/5pyetjet.al








