Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të ish-administratorit të Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest në shtëpi”.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela gjatë seancës së së martës, ndërsa arsyeja e ndryshimit të masës nuk është bërë ende publike.
Çobo ishte arrestuar më parë bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të Bankers, pas hetimeve të Prokurorisë së Fierit që zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në dhe evazion fiskal në qindra miliona euro.
Më pas, Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë dhe dosja iu kalua SPAK-ut për ndjekje të mëtejshme.
Ky vendim pritet të ketë ndikim në vijimin e hetimeve për skemën e mashtrimeve fiskale në Bankers Petroleum.









