Izraeli ka marrë trupin e një pengu izraelit që mbahej në Rripin e Gazës, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.
Sipas raportimeve, Hamasi dorëzoi arkivolin që dyshohet se përmban trupin e pengut të vrarë tek Kryqi i Kuq në qytetin e Gazës.
Më pas, ai u transportua në një pikë të përcaktuar ku u mor nga ushtria izraelite.
Forcat izraelite pritet të kryejnë ekzaminimet e nevojshme përpara se mbi arkivol të vendoset flamuri izraelit dhe të zhvillohet një ceremoni nderimi.
Trupi do të dërgohet më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore “Abu Kabir” në Tel Aviv për identifikim zyrtar.
/5pyetjet.al









