-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpenzime dhe të ardhura për 2026/ Çfarë parashikon buxheti i ri i Shqipërisë

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar paraprakisht buxhetin për vitin 2026, i cili tashmë do të diskutohet në komisionet përkatëse. Buxheti i parashikuar arrin 8.8 miliardë euro, me fond specifik për disa prioritetet kryesore të qeverisë.

Nga shumat e planifikuara, 100 milionë euro janë dedikuar për rritjen e pensioneve me skemën e re, ndërsa 135 milionë euro do të përdoren për rimbursimin e medikamenteve. Për rindërtimin janë parashikuar 50 milionë euro.

Të ardhurat totale të buxhetit parashikohen të jenë 823 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet arrijnë në 886 miliardë lekë, duke reflektuar një deficit të planifikuar.

Ndërkohë, buxheti për 11 kontrata koncesionare është 120 milionë euro, pak më ulët se 123 milionë eurot e vitit aktual.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit